Llapi ka shënuar një tjetër fitore në elitën e futbollit të Kosovës, ndërsa ishte fitorja e katërt rresht në të gjitha garat.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, pas fitores ai në Facebook shkroi: “Me formën momentale që kemi tash edhe Romën e Mourinhos e kishim deklasuar futboll. Forca djema, Vazhdojmë”.
Ndryshe, pas 30 xhirove, Llapi pozicionohet në vendin e katërt me 50 pikë, kurse Feronikeli në vendin e fundit ka 12 pikë.
Xhiroja e 31-të do të luhet në mesjavë.
Llapi udhëton te Malisheva kurse Feronikeli i shkon Dukagjinit.