×
  • Sport
  • Sport

    Batatina thotë se synon të përfundoj sezonin brenda treshës së madhe

    Insajderi
    18 February 2023 - 16:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, edhe një herë tjetër ka konfirmuar se skuadra e tij ka për synim Kupën e Kosovës, dhe njërën prej tri pozitave të para në tabelë.

    Ai ka thënë se është i lumtur për fitoren ndaj Trepçës ’89.

    “Llapi dhe Trepça ’89 çdo herë kanë krijuar spektakël. Në “Zahir Pajaziti” të dyja luajmë futboll të hapur. Kjo e bën të ketë gola dhe aksione të rrjedhshme e rivalitet. Për neve ishte me rëndësi të fitojmë. Kemi bërë maksimumin dhe kemi luajtur mirë taktikisht. E dinim çfarë donim dhe reaguam menjëherë në pjesën e dytë. Po të ishim më të kujdesshëm nuk do të vinim te situata e pranimit të golit. Bëmë më të mirën e mundshme. Janë pikë të rëndësishme për të qenë në hap për treshen e parë në tabelë”, është shprehur Batatina.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark