Insajderi
Lajme

“Baterinë në gojë ta shti, të shkarraviti për toke”, qytetari thotë se është në hall nga polici që po e dënon vazhdimisht, “mollë sherri” u bënë disa vajza

Insajderi
26 June 2024 - 15:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Baterinë në gojë ta shti, të shkarraviti për toke”, qytetari thotë se është në hall nga polici që po e dënon vazhdimisht, “mollë sherri” u bënë disa vajza
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qëndrim Ukshini, qytetar që punon si taksist ka pretenduar se vazhdimisht po dënohet nga polici Erion Leka.

Sipas tij kjo po bëhet për arsye personale. Ai thotë se me rrogën që merr si taksi mban familjen, por që dënimet e vazhdueshme që po merr nga ky polic janë duke ia vështirësuar punën.

E gjitha kjo sipas, qytetarit po ndodh sepse policin po e pengon vajzat që ai ka klientë në taksi.

Qëndrim Ukshini, ka dërguar edhe një video në redaksinë e Insajderit, ku polici dëgjohet duke i thënë se “Nëse kalon edhe njëherë në këtë rrugë, do ta konfiskoj patent shoferin”.

Për të parë videon e plotë klikoni këtu:

Lidhur me këto pretendime Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje edhe në Inspektoratin Policor, por që deri me tani nuk kanë kthyer përgjigje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark