×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Bayern Munich ka një ‘armë sekrete’ për emërimin e Xabi Alonsos në krye të klubit

    Insajderi
    23 February 2024 - 18:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bayern Munich raportohet të ketë një ‘armë sekrete’ e cila do t’i ndihmojë ata për të siguruar shërbimet e Xabi Alonsos për sezonin e ardhshëm.

    Caught Offside raporton se gazetari gjerman Christian Falk ka pretenduar se Bayerni ka një armë sekrete për të joshur Alonson që ta pranojë ofertën e tyre.

    Nuk e është një sekret se Xabi Alonso është kandidati kryesor për të pasuar në stol Jurgen Klopp, por Bayerni gjithashtu tani ka Alonson si prioritet kryesor në listën e tyre të dëshirave”, ka thënë Falk.

    Fakti që Tuchel është lejuar që të drejtojë ekipin deri në verë ka të bëjë gjithashtu me faktin se Bayerni po pret Alonson”.

    Drejtuesit e Bayernit kanë vetëbesim sepse deri tani ata kanë marrë çdo trajner që kanë dashur, madje edhe Pep Guardiolën”, është shprehur Falk.

    “Ata kanë një avantazh për shkak të ish-shefit Karl-Heinz Rummenigge, sepse ai gjithmonë ka mbajtur kontakte me Alonson dhe llogaritet si një njeri i besuar i Alonsos”, përfundoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark