Bayern Munich ka arritur të marr fitore në ndeshjen e xhiros 31 në Bundesligë, ndaj rivalit të tyre më të madh Borussia Dortmund.
Bayerni mposhti me rezultat 3:1 Borussia Dortmundin, ndeshje e vlefshme për Bundesligë, duke u shpallur edhe kampion i Bundesligas.
Serge Gnabry kaloi vendasit në epërsi në minutën e 15-të, para se Leëandoëski të dyfishonte epërsinë në minutën e 34-të të ndeshjes.
Krejt çfarë bënë mysafirët ishte goli i ngushtimit të rezultatit në minutën e 52-të të ndeshjes nga Emre Can.
Musiala pastaj shënoi për 3:1 në minutën e 83-të, duke e vulosur kështu fitoren e kampionëve të Gjermanisë.
Me këtë fitore, Bayern Munich shkon në kuotën e 75 pikëve në vendin e parë dhe shpallet edhe matematikisht kampion me 12 pikë më shumë se Dortmundi, kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në përfundim të edicionit
Ky ishte titulli i 10-të radhazi që Bayern Munich e fiton në Gjermani, duke krijuar monopol në futboll.