×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    “Bayern Munichu duhet të nënshkruajë me Harry Kane nëse Lewandowski largohet”

    Insajderi
    17 May 2022 - 19:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-lojtari i bavarezëve, Jerome Boateng ka thënë se nëse Robert Lewandowski do të largohet nga klubi këtë verë atëherë klubi i Bayern Munich duhet të ndjekë Harry Kane.

    Sulmuesi veteran po përpiqet të detyrojë një largim nga “Allianz Arena”, me një lëvizje në Barcelonë, destinacionin më të mundshëm për polakin.

    Bayern ka treguar se ata nuk kanë ndërmend të ndahen me yllin e tyre – por nëse detyrohen, Boateng ka sugjeruar që ata duhet të lëvizin për sulmuesin e Tottenhamit dhe Anglisë, Harry Kane.

    “Personalisht, do të përpiqesha të marr Harry Kane [për] Bayern menjëherë”, tha Boateng për “Sky Sport Germany” kur iu drejtua se kush do të dëshironte të zëvendësonte Lewan nëse ai largohet këtë verë.

    “Ky është mendimi im. Për mua ky është një sulmues i kompletuar që shënon gola çdo ditë në Tottenham, në një ekip shumë të mirë, por jo të klasit botëror.

    “Nëse ai luan në një ekip si Bayern, atëherë unë mendoj se ai është një zëvendësues i madh në një moshë shumë të mirë futbolli. Kjo varet nga Bayern Munich”, përfundoi Boateng.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark