×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Bayern Munichu mposht RB Leipzigun, fiton Superkupën e Gjermanisë

    Insajderi
    30 July 2022 - 22:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bayern Munichu ka triumfuar ndaj RB Leipzig me rezultat 5-3 në finalen e madhe të Superkupës së Gjermanisë.

    Bavarezët e kanë nisur sezonin në mënyrën më të mirë, duke fituar tashmë trofeun e parë sezonal, pasi fitores në finalen e Superkupës së Gjermanisë ndaj RB Leipzig.

    Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të ekipit të Jules Naggelsmann që përveç rasteve të shumta, shënuan edhe tri gola.

    Goli i parë për Bavarezët u shënua nga Jamal Musiala në minutën e 14-të për 1-0, Sadio Mane dyfishoi shifrat në minutën e 31-të, ndërsa Benjamin Pavard me golin e tij në minutën e 45-të dërgoi Bayernin në pushim me epërsi 3-0.

    Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, por Leipzigu ishte skuadër më konkrete, duke arritur t’i shënojë tri gola, kundrejt dy të Bayernit.

    Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 60-të me anë të Marcel Halstenberg, i cili shënoi për 3-1, por Serge Gnabry (66’) çoi epërsinë në 4-1.

    Pas këtij goli, Bayerni uli nivelin e lojës, ndërsa Leipzigu nuk u humbi motivin, duke luajtur deri në fund dhe duke shënuar dy gola tjera, por Bayerni shënoi një tjetër dhe nuk i lejoi ta bëjnë befasinë.

    Christopher Nkunku (77’) shënoi nga penalltia për 4-2, Dani Olmo (89’) ngushtoi rezultatin në 4-3, ndërsa Leroy Sane (90+) vulosi rezultatin përfundimtar 5-3.

    Pas kësaj fitore, Bayern Munichu fiton Superkupën e Gjermanisë për herë të 10-të në histori. 

    https://twitter.com/i/status/1553460331451654145
    https://twitter.com/i/status/1553473585603350531

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark