×
  • Sport
  • Sport

    Bayern – Real: Gjithçka gati për klasiken e futbollit evropian, ja formacionet zyrtare

    Insajderi
    30 April 2024 - 20:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bayern Munich dhe Real Madridi do të takohen sot (e martë) me fillim nga ora 21:00 në ndeshjen e parë të fazës gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

    Të dyja ekipet tashmë kanë publikuar formacionin zyrtar për këtë ndeshje, duke mos lënë shumë vend për befasi.

    Tek Real starton Lucas Vazquez për shkak se Dani Carvajal ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe rrjedhimisht është i suspenduar për këtë ndeshje.

    Në mesfushë Ancelotti ka vendosur që të startojë me Aurelien Tchouamenin nga minuta e parë, duke e lënë Eduardo Camavingan në bankën rezervë.

    Sulmi si gjithmonë udhëhiqet nga dyshja braziliane Vinicius-Rodrygo, të cilët do të ndihmohen nga anglezi Jude Bellingham.

    Në anën tjetër tek Bayerni janë rikuperuar në kohë dyshja Laimer dhe Musiala që startojnë nga minuta e parë, ndërsa në mungesë të De Ligt, Tuchel ka vendosur të startojë me Kim Min-jae.

    Formacionet zyrtare:

    Real Madrid: Lunin, Mendy, Rudiger, Nacho, Vazquez, Tchouameni, Kroos,Valverde, Bellingham,Vinicius, Rodrygo.

    Bayern Munich: Neuer, Kimmich, Dier, Kim, Mazraoui, Laimer, Goretzka, Sane, Musiala, Guerreiro, Kane.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark