×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    BBC: Fotografia e arrestimit të Trump do të mbahet mend gjatë në histori

    Insajderi
    25 August 2023 - 20:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fotografia e arrestimit të ish-Presidentit amerikan, Donald Trump, duke shikuar me qëndrim sfidues në kamerë në zyrën e Sherifit të Qarkut Fulton, do të mbahet mend gjatë në histori.

    Kjo fotografi, e para e një ish-presidenti amerikan, erdhi pas arrestimit të tij të katërt në pesë muaj, shkruan BBC.

    Kjo është metaforë për zgjedhjet në të cilat kandidati i mundshëm republikan dhe presidenti i mundshëm i ardhshëm po përballet me 91 akuza penale. Megjithatë, ish-presidenti i mohon të gjitha akuzat dhe pretendon pafajësinë derisa të provohet e kundërta.

    Trump postoi në X, i njohur më parë si Twitter, për herë të parë që nga janari 2021 për të ndarë adresën e faqes së tij të internetit dhe fotografinë me një mbishkrim me shkronja të mëdha: “Ndërhyrje në zgjedhje. Mos u dorëzo kurrë!”

    Brenda pak orësh, uebfaqja e tij e fushatës ka filluar të shesë gota, bluza dhe ftohës pijesh me këtë imazh.

    John Bolton, i cili shërbeu si këshilltar për sigurinë kombëtare nën Trump, tha se imazhi me gjasë është inskenuar me kujdes, për të ngjallur frikë.

    “Unë mendoj se synohet të jetë një shenjë frikësimi kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve,” tha ai për CNN.

    “Ai [Trump] mund të kishte buzëqeshur. Ai mund të dukej mirë,” shtoi Bolton. “Në vend të kësaj, ai duket si një bandit.”

    Trump bashkë me 18 bashkëpunëtorë, u akuzua javën e kaluar për përpjekje për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020 në shtetin e Xhorxhias. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark