Vendimin e ka miratuar Kryesia e ngushtë e partisë. Arsyet nuk janë bërë publike për opinionin. Informata më të hollësishme pritet të publikohen gjatë ditës së nesërme.
“Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim vendosi sonte që të tërheq të gjithë përfaqësuesit e vet aktual nga pushteti ekzekutiv i Republikës sē Maqedonisë.
Kryesia gjithashtu ka rikonfirmuar të drejtat statutore dhe ka ri-deleguar të gjitha kompetencat ekzekutive dhe vendimmarrëse pranë kryetarit Ali Ahmeti për të vendosur mbi hapat e mëtutjeshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim. Bashkimi Demokratik për Integrim gjithashtu njofton opinionin e gjerë vendor dhe ndërkombëtar që do të rishqyrton politikat e veta në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e BDI-së. /Insajderi.com