×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “BE është si një tigër prej letre” – a duhet të shkarkohet ministrja Donika Gërvalla?

    Insajderi
    10 July 2023 - 16:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se Bashkimin Evropian është një “tigër prej letre” në aspektin e sigurisë. Kjo deklaratë u kritikua nga shumë akterë në vend.

    Deklaratë e saj e ngutshme po cilësohet edhe nga analisti, Gazmir Raci.

    Sipas tij një deklaratë të tillë Gërvalla do të duhej të jepte në një vend tjetër dhe jo në Forumin e Dubrovnikut.

    Në diplomaci jo gjithmonë në publik thuhen gjërat që janë të rëndësishme ose që janë të ndjeshme për tu thënë dhe natyrisht që për mendimin tem duhet me pas shumë kujdes se si sillemi sidomos karshi Bashkimit Evropian sepse ai është interes i joni që një ditë të bëhemi sa më parë anëtare të kësaj familje. Kështu që mendoj që, mund të ketë qenë deklaratë e nxituar dhe se këto do të duhej të thuheshin në takimet bilaterale që i kanë me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian”, ka deklaruar ai për Insajderin.

    Në anën tjetër ai përmendi qasjen e treguar ndër vitë të BE-së ndaj Kosovës.

    Edhe pse mendoj që BE në disa raste ka qalu sa i përket lehtësimit të dialogut sepse është stërzgjatë ky proces dhe ne e kemi kritku gjithmonë stërzgjatjen e dialogut ose pa afatimizimin”, tha Raci.

    I pyetur se a mund të ketë pasoja ndaj Kosovës pas kësaj deklaratë të ministres, Raci tha “Jo, unë nuk besoj  që do të ketë pasoja se është pjesë e një paraqitje publike të ministres që me siguri ajo i ka pasë arsyet e veta pse e ka thënë”.

    Pavarësisht që është kërkuar shkarkimi i ministres për shkak të kësaj deklaratë, Raci po mendon ndryshe.

    Unë nuk mendoj që për një deklaratë të tillë duhet me u shkarku sepse një  ministre duhet me u vlerësu përmes deklaratave por përmes punës ose mos punës që i bën në dikasterin e tij ose të saj”, ka thënë ai për Insajderin.

    Fjalimi i ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallës në Forumin e Dubrovnikut në Kroaci, është kritikuar edhe nga disa politikanë në Kosovë. Madje është kërkuar edhe shkarkimi i saj.

    Ministrja jo vetëm në paraqitjen e saj në Forumin e Dubrovnikut, por edhe përmes llogarisë së saj në Facebook ka ritheksuar se BE-ja pa Amerikën dhe NATO-n është një ‘tigër prej letre’ në termat e sigurisë.

    Arsyet janë të dukshme. Sepse nuk ka vullnet politik. Ka shumë përqarje në këtë bashkësi dhe pa Shtetet e Bashkuara dhe të NATO-n, Bashkimi Evropian është një tigër prej letre në termat e sigurisë”, deklaroi Gërvalla.

    Deklaratat e ministres Gërvalla nxitën reagimin e Miroslav Lajçak, i cili tha se edhe pse Bashkimi Evropian është larg të qenurit perfekt, sipas tij, është bashkësia më e mirë që mundet Evropa ta ketë.

    Lajçak deklaroi se nuk ka një bashkësi në botë, që ka siguruar më shumë stabilitet politik, zhvillim ekonomik e kohezion social.

    “Kështu që mendoj se hyrja në BE është arritje dhe ëndërr e vendeve që trokasin në dyert e BE-së”, tha ai.

    Insajderi ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, por të njëjtit deri tani nuk kanë kthyer përgjigje.

    Kujtojmë se kjo deklaratë e Gërvallës po vije në një kohë acarimesh të raporteve të Kosovës me BE-në, për shkak situatës së krijuar në Veri të vendit, pas zgjedhjes së katër kryetarëve të rinj, zgjedhja e të cilëve po kundërshtohet ashpër nga Serbia.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark