Insajderi
Biznes

BE, gjobë 1.49 miliardë euro për Google

Insajderi
20 March 2019 - 23:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Google ka marrë një goditje te forte nga Bashkimi Europian, i cili i vuri motorit të kërkimit një gjobë prej €1.49 miliardë eurosh

Gjigandi i teknologjisë ka marrë dhe vitin e kaluar një gjobë prej 4,34 miliardë eurosh.

Ndëshkimi këtë radhe erdhi për bllokimin që Google, sic thotë Bashkimi Europian i ka bërë reklamave te konkurrenteve përmes shërbimit të tij Adsense.

Akuza është, ajo e abuzimit me dominimin ne treg. Komisioni Europian e kritikoi Google-in se ka vendosur klauzola kufizuese ne kontratat me palë të treta konkurruese duke limituar mundësitë e veprimit me reklamat.

komisionerja europiane e konkurencës, Margrethe Vestager deklaroi se këto ishin praktika të paligjshme që bien ndesh me rregullat e bllokut.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark