Komisioni Evropian javën e ardhshme do të kërkojë nga vendet anëtare të BE-së të ndajnë më shumë të dhëna rreth rreziqeve të sigurisë kibernetike për rrjetet 5G por do të injorojë thirrjet e SHBA për të bllokuar teknologjinë e Huawei.
Shtetet e Bashkuara kanë lobuar pranë Evropës për të bllokuar Huawei duke thënë se pajisjet mund të përdoren nga qeveria Kineze për spiunazh kibernetik.
Ansip do tu kërkojë vendeve Evropiane të përdorin mjetet nën direktivën Evropiane për sistemet e informacionit dhe rrjetet adoptuar në 2016-ën NIS dhe aprovuar së fundi në aktin CyberSecurity.
Për shembull vendet anëtare duhet të shkëmbejnë informacion dhe të koordinojnë studimet dhe konkluzionet e tyre në rreziqet e sigurisë dhe certifikimin e pajisjeve 5G.
Komisioni nuk do të kërkojë bllokimin e Huawei duke i lënë vendet anëtare të zgjedhin vetë çfarë duan të bëjnë.
Operatorët e mëdhenj të telekomunikacionit kanë kundërshtuar bllokimin e Huawei duke thënë se një lëvizje e tillë mund të shtyjë procesin e implementimit të 5G-së me vite.
Australia dhe Zelanda e Re kanë bërë të kundërtën, kanë bllokuar pajisjet e Huawei.