×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    BE kërkon fillimin e bisedimeve për Asosacionin

    Insajderi
    03 January 2023 - 17:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bashkimi Europian ka thënë se situata në veri të Kosovës edhe pas heqjes së barrikadave vazhdon të jetë e brishtë.

    Zëdhënësja e BE-së, Nabila Massrali, tha se presin që palët të përmbahen nga veprimet që mund të kthejnë situatën e njëjtë.

    “Ne i mirëpresim de-përshkallëzimin e situatës dhe largimin e barrikadave në veri të Kosovës. BE-ja ka luajtur një rol aktiv në arritjen e saj, në koordinim të ngushtë me SHBA-në dhe KFOR-in. Situata mbetet shumë e brishtë. Në presim nga palët e interesuara që të vetëpërmbahen dhe të shmangin veprimet që kanë potencialin e kthimit të eskalimit dhe dhunës. EULEX vazhdon të monitorojë situatën. Zhvillimet e javëve të fundit tregojnë se sa e rëndësishme është që të bëhet përparim në normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, bazuar në propozimin e BE-së”.

    Ajo ka thënë se duhet të zbatohen marrëveshjet e deritanishme dhe se duhet të fillohet me bisedimet për themelimin e Asociacionit.

    “Kjo gjithashtu nënkupton zbatim të plotë të marrëveshjeve ekzistuese pa vonesë, duke filluar me kthimin e serbëve në institucione dhe fillimin e diskutimeve për Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.

    Massrali tha se BE-ja do të vazhdojë të punojë me palët në këtë drejtim dhe se për takimet e ardhshme Kosovë-Serbi “sigurisht do t’i njoftojmë kur duhet”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark