×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    BE përgatit sanksione të reja, në shënjestër kompanitë serbe, kineze dhe indiane

    Insajderi
    13 February 2024 - 15:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bashkimi Evropian ka propozuar kufizime të reja tregtare për kompanitë kineze dhe indiane për shkak të lidhjeve të tyre me luftën në Ukrainë. Lista e “emrave të rinj” përfshin kompani në Serbi, Sri Lanka, Turqi, Tajlandë dhe Kazakistan, shkruan Financial Times (FT).

    Sipas një raporti të Bloomberg, nëse miratohet do të isjte e hera e parë që BE do të vendosë kufizime ndaj kompanive në Kinën kontinetale që prej fillimit të pushtimit rus në Ukrainë.  Sipas masave të sugjeruara, kompanive evropiane do t’u ndalohet që të bëjnë biznes e kompanitë e shënjestruara.

    Kjo çështje ka një rëndësi të madhe për BE-në, veçanërisht në lidhje me lidhjet e saj me Kinën, një partner i rëndësishëm tregtar. Gjermania, veçanërisht e varur nga Kina si tregu kryesor për prodhuesit e makinave si Volkswagen AG, po monitoron nga afër zhvillimet, shtoi raporti.

    Vlen të përmendet se sanksionet e BE-së kërkojnë miratim unanim nga të gjitha vendet anëtare dhe mund të pësojnë ndryshime përpara se të miratohen.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark