×
  • Lajme
  • Lajme

    BE reagon pas ndalimit të Festivalit “Mirëdita…”

    Insajderi
    27 June 2024 - 22:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka bërë të ditur se ka lëshuar urdhër për ndalimin e tubimit publik të pjesëmarrësve të festivalit “Mirëdita, dobar dan”.

    Pas kësaj ka reaguar Zyra e Bashkimit Evropian në Serbi duke thënë se është zhgënjyese se si ky festival që mbahet që nga viti 2014, e që po ashtu është i financuar nga BE’ja, u ndalua sot.

    Sipas tyre, kjo iniciativë është pjesë e rëndësishme e normalizimit mes dy vendeve.

    “Zhgënjyese kur mësova se festivali “Mirëdita, Dobar Dan” i financuar nga BE-ja, që zhvillohet që nga viti 2014, u ndalua sot. Kjo iniciativë e lavdërueshme e OSHC-ve ndërton ura ndërmjet popujve, një pjesë e rëndësishme e përpjekjeve të normalizimit Beograd-Prishtinë”, thuhet në cicërimën e tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark