×
  • Lajme
  • Lajme

    BE: Themelimi i Asociacionit duhet të bëhet me urgjencë – Dështimi nënkupton pasoja

    Insajderi
    19 April 2024 - 12:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në 11-vjetorin e marrëveshjes së parë Kosovë – Serbi, ka thënë se të gjitha marrëveshjet arritura në kuadër të dialogut duhet të implementohen, duke shtuar se moszbatimi i tyre sjell pasoja serioze për të gjithë popullatën e dy palëve.

    Stano ka theksuar se çështja e Asociacionit është thelbësore dhe urgjente për zbatim.

    Në historinë e dialogut, kemi një sërë përvjetorësh. Jo shumë kohë më parë, shënuam përvjetorin e parë të Marrëveshjes së Ohrit, dhe në rastin e kësaj marrëveshjeje, e kemi qartësuar se zbatimi është çelësi, çka vlen edhe për marrëveshjet e tjera. Duhet të zbatohen. Çështja e Asociacionit, është një prej çështjeve thelbësore dhe urgjente, dhe BE-ja së bashku me partnerët ndërkombëtar, kemi qenë dhe mbetemi të qartë me Kosovën se ata duhet t’a implementojnë atë sepse dështimi për ta bërë këtë, nënkupton pasoja”, ka deklaruara ai.

    Ai ka thënë se progresi në zbatimin e këtyre marrëveshjeve është i lidhur drejtpërdrejt me përparimin e Kosovës dhe Serbisë në rrugën e anëtarësimit në BE.

    Nëse shtetet nuk përmbushin detyrimet e tyre, Stano paralajmëroi se do të ketë pasoja serioze dhe se populli i Kosovës dhe Serbisë do të jetë i vetmi që do të pësojë.

    Ai ka shtuar se përmbushja e zotimeve të marrëveshjeve është e rëndësishme për qytetarët e këtyre vendeve, dhe moszbatimi i tyre do të sjellë vetëm dëm për ta.

    “Dhe nëse shtetet nuk bëjnë hapa në zbatimin e detyrimeve të tyre, do të ketë pasoja serioze dhe të vetmit që do ta pësojnë, do të jenë populli që ata pretendojnë se e mbrojnë ose veprojnë në interes të tyre. Të vetmit që do të paguajnë për këtë, do të jenë njerëzit në Kosovë e Serbi, nëse nuk ka lëvizje në përmbushjen e zotimeve që janë marrë në kuadër të dialogut”, ka deklaruar Stano.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark