×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    BE: Veprimi i Dodikut nuk ka asnjë vlerë ligjore – kjo thellon krizën politike

    Insajderi
    08 July 2023 - 15:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Delegacioni i Bashkimit Evropian në Bosnje e Hercegovinë, ka reaguar në lidhje për veprimin e fundit të presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodikut.

    BE-ja, thotë se ky veprim i Dodikut, nuk ka asnjë vlerë ligjore dhe kjo gjë sipas tyre, e thellon edhe më tej krizën politike, transmeton Klankosova.tv.

    “Nënshkrimi i presidentit të RS Dodik për amendamentet që pengojnë publikimin e vendimeve të HR nuk ka asnjë vlerë ligjore”, shkroi Bashkimi Evropian në rrjetin social Twitter.

    “Ky përshkallëzim nuk e çon përpara BiH. Ajo thellon krizën politike, çon në pasiguri të mëtejshme ligjore dhe pengon investimet – duke ndikuar negativisht në jetën e qytetarëve”.

    Në lidhje me këtë ka reaguar edhe sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, i cili tha se ky veprim i Dodikut, minon Marrëveshjen e Dejtonit të vitit 1995, që i dha fund luftës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark