×
  • Showbiz
  • Show

    Bebe Rexha: Jam shumë e lumtur që po vij në Prishtinë

    Insajderi
    19 July 2024 - 10:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, do të vijë në Kosovë për herë të parë, për të performuar në festivalin Sunny Hill.

    Ky lajm ka gëzuar fansat e saj në mbarë vendin.

    Rexha, 34-vjeçare, është shprehur tejet e emocionuar për këtë rast të veçantë. Në një video të publikuar në InstaStory, interpretuesja e hitit “I’m A Mess” iu drejtua fansave të saj në Kosovë me një mesazh në shqip.

    Përshëndetje, jam shumë e lumtur që do të vijë në Prishtinë, pasi është hera e parë që e vizitoj Kosovën. Mezi po pres të jem në mesin tuaj, më 25 korrik në Sunny Hill Festival”, tha ajo në video, duke folur një shqipe të rrjedhshme.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark