Bebe Rexha ka mbërritur në Tiranë. Bukuroshja 27-vjeçare është pritur në aeroport edhe nga dhjetrëa fansa të cilët kanë pasur mundësi që të bëjnë foto me të.
27-vjeçarja do të performojë në një koncert në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë te premten në mbrëmje. Në një seri postimesh në Snapchat, ajo shprehet se e gjithë mbrëmja do të jetë çmenduri, njofton Top Channel.
Përmes fotove dhe videove, ajo është kujdesur që t’i tregojë të gjithë ndjekësve të saj se si po shkon udhëtimi. Gjatë një ndalese në Romë, ajo me bashkëpunëtorët e saj këndojnë edhe edhe shqip, më saktë këngën “Xhixhile moj xhixhile”.
Bebe Rexha lindi në Nju Jork nën emrin Bleta Rexha në vitin 1989 nga dy prindër shqiptarë. Ajo nisi të këndonte në moshën 4-vjeçare, ndërsa krahas këngës ushqeu pasionin për disa instrumente muzikore. Gjatë shkollës së mesme, Bebe Rexha ishte pjesë e një bande muzikore femërore.