Bebe Rexha pas përfundimit të Synny Hill në Kosovë, ka shkuar për vizitë në vendlindjen e saj, Dibrën, pas 12 vitesh.
Ajo përmes një postimi në Instagram ka treguar se ka vizituar familjen dhe varrin e gjyshit të saj.
Madje Bebe ka ndarë edhe pamje nga qëndrimi i saj në fshat. Familja e saj duke e përcjellur me muzikë e tupana.
“Pas 12 vitesh, u ktheva në vendlindjen e babait, në Dibër, Maqedoni. Rilidhja me rrënjët dhe familjen ishte thellësisht emocionuese.
Vizita te varri i gjyshit ishte veçanërisht domethënëse, pasi nuk mund të merrja pjesë në funeralin e tij. Familja do të thotë gjithçka për mua dhe kjo vizitë më kujtoi rëndësinë e lidhjeve tona”,- ka shkruar Bebe krahas postimit me foto dhe video nga Dibra.