Këngëtarja 26-vjeçare me origjinë shqiptare është pritur nga qindra fansa, të cilët kënduan bashkë me të hitet e saj më të njohura.
Bebe Rexha performoi “Take me home” e veshur me ngjyrat e flamurit kombëtar kuq e zi, ndërsa nuk harroi të përshëndeste fansat në gjuhën shqipe.
https://youtu.be/yMj7Ug_tmUI
“Mirëmbra shqipe, jam në shtëpi. Ju dua shumë, faleminderit shumë. Unë jam shqiptare se unë jam dibrane dhe s’e di si i thoni në gjuhën letrare”, tha ajo.
“I can’t stop drinking about you” dhe “Hey mamma” ndezën edhe më shumë atmosferën në sheshin “Nënë Tereza”, njofton Top Channel.
Krahas Bebe Rexhës, i ftuar special i mbrëmjes ishte edhe DJ me famë ndërkombëtare Fatboy Slim, i cili miksoi disa nga hitet e tij më të njohura.