Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka premtuar se çdo klub i sporteve kolektive do të përkrahet me 50 mijë euro në vit dhe çdo klub i sporteve individuale me 15 mijë euro.
Këtë e ka bërë të ditur gjatë takimit me sportistët mitrovicas, në kuadër të fushatës zgjedhore.
“Në qeverisjen time, çdo klub i sporteve kolektive do të mbështetet me 50 mijë euro në vit dhe çdo klub i sporteve individuale me 15 mijë euro në vit”, tha ai.
Hamza gjithashtu ka potencuar se do të renovojnë fushat, sallat sportive dhe do t’i mbështesë talentët e rinj dhe lojtarët vendorë.
“Në fokus të veçantë të mbështetjes do të jenë edhe lojtarët vendorë dhe promovimi i talentëve të rinj. Po ashtu, ne do të ndërtojmë dhe renovojmë çdo fushë dhe sallë sportive që vlerësohet e nevojshme nga klubet sportive. Por, terrene sportive do të ndërtojmë edhe në lagjet dhe fshatrat e Mitrovicës”, shkroi Hamza në Facebook.