Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka vazhduar vizitat në bizneset e Mitrovicës.
“Sot e vizitova ndërmarrjen “Fitimi” në Mitrovicë për t’i dëgjuar brengat e tyre dhe prezantuar programin tim për ekonominë. I premtova se në qeverisjen time kontratat do të jenë afatgjate, do të bëjmë parcializim të parcelave për nevoja të bizneseve dhe do të krijojmë mundësi që ato të përdoren edhe si hipotekë për kredi bankare”, tha Hamza.
Nga atje ai tha se do të krijojnë ambient të favorshëm për bzineset.
“Ne do të krijojmë ambient më të favorshëm fiskal për ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe për investitorët e rinj”, është shprehur kandiati për kryetar të Mitrovicës.
Ai tha se do të ndajnë subvencione për çdo biznes që punëson punëtorë të rinj.
“Por, me grante investive do t’i mbështesim edhe projektet inovative dhe start-up bizneset. Në kuadër të Fondit të Punësimit, ne do të ndajmë subvencione në pagë për çdo biznes që punëson punëtorë të rinj”, theksoi Hamza.