Kandidati nga Partia Demokratike e Kosovës për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, ka premtuar se do t’i digjitalizojë shërbimet nëpërmjet aplikacioneve të ndryshme.
Hamza ka thënë se nuk do të ketë më pritje të gjata për qytetarët në komunë.
“Ne do t’i digjitalizojmë shërbimet dhe rrisim efikasitetin me E-kioska, E-inspeksion, E-leje dhe me një mori aplikacionesh që eliminojnë burokracinë dhe lehtësojnë të gjitha shërbimet komunale”, tha ai.
Ai më tej shtoi se shoqëria civile do të jetë partnere për ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies në Komunën e Mitrovicës.
“Shoqëria civile në Mitrovicë do të jetë partnere e pazëvendësueshme për ta rritur transparencën dhe llogaridhënien”, shkroi Hamza.