×
Zgjedhjet 2021

Bedri Hamza: Do t’i rrisim subvencionet për bujqësinë dhe blegtorinë

Insajderi
06 October 2021 - 17:13
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati nga Partia Demokratike e Kosovës për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, ka premtuar se do ndërtojnë pika për grumbullimin e qumështit dhe do t’i rrisim subvencionet për bujqësinë dhe blegtorinë.

Në kuadër të fushatës, Hamza ka takuar njërin nga blegtorët e këtij qyteti dhe ka diskutuar për problemet me të cilat përballën gjdo ditë.

Ai thënë se kurdo që fermerët kanë nevojë të marrin kredi, do t’ia subvencionojmë edhe interesin kreditor.

Më tej Hamza ka premtuar se do të investojnë në zhvillimin e bujqësisë, blegtorisë dhe turizmit malor.

“Ne do të ndërtojmë pika për grumbullimin e qumështit dhe do t’i rrisim subvencionet për bujqësinë dhe blegtorinë. Por, kurdo që fermerët kanë nevojë të marrin kredi, atyre do ua subvencionojmë edhe interesin kreditor”, shkroi Hamza në Facebook.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark