Kandidati nga Partia Demokratike e Kosovës për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, ka takuar miqët e tij nga AAK-ja dhe qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore.
Hamza ka thënë se për interesin e Mitrovicës duhet të tejkalohet interesi i partisë në të cilën bëjmë pjesë.
“Ne të gjithë jemi të Mitrovicës, para se të jemi pjesë e një subjekti politik. Ne të gjithë duhet ta tejkalojmë interesin partiak, për interesin e Mitrovicës”, ka thënë ai.
Më tej Hamza ka falënderuar aktivistet e partive tjera të cilët po e mbështesin në zgjedhjet e 17 tetorit.
“U jam mirënjohës aktivistëve të të gjitha subjekteve politike në Mitrovicë që po punojnë pareshtur për ta bërë fitoren tonë sa më të madhe”, ka shkruar Hamza.