Insajderi
Lajme

Bedri Hamza i përgjigjet komentuesit në facebook: I kam shkruar edhe familjes së Rexhep Selimit, besoj se do të takohemi

Insajderi
20 September 2026 - 11:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bedri Hamza i përgjigjet komentuesit në facebook: I kam shkruar edhe familjes së Rexhep Selimit, besoj se do të takohemi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza vizitoi dje familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit.

Hamza tha se i vizitoi për t’i siguruar se “nuk janë vetëm dhe nuk do të jenë kurrë”, pas aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj tyre.

Një komentues i tha të mos e anashkalojë familjen e Rexhep Selimit, ndërsa Hamza i replikoi atij duke i treguar se po e pret edhe përgjigjen e familjes Selimi për t’u takuar.

“Edhe familjes së z. Selimi i kam shkruar dhe besoj se, kurdo që ata të jenë në mundësi, do të takohemi!”, ishte replika e Hamzës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark