Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka vizituar hotelierët në këtë qytet.
Hamza ka thënë se bashkë me disa nga pronarët e hoteleve kanë biseduar për zhvillimin dhe sfidat e kësaj fushe në Mitrovicë.
Ai ka potencur se institucionet duhet t’i dalin në ndihmë për shkak se pandemia u ka shkaktuar humbje e dëme edhe kësaj kategorie të bizneseve.
“Është tejet e nevojshme që institucionet të tregojnë më shumë ndjeshmëri ndaj tyre, duke i mbështetur për tejkalimin e krizave që u kanë ardhur si pasojë e pandemisë. Mitrovica ka potencial për një zhvillim urban e rural më të përshpejtuar. Mitrovica ka potencial që të bëhet destinacion turistik”, ka shkruar Hamza.