Kandidati nga Partia Demokratike e Kosovës për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, tha se Mitrovica është përtej dallimeve politike.
Hamza u shpreh së janë të bashkuar për të kthyer në rrugë të mbarë Mitrovicën.
“Jemi bashkuar për ta kthyer në rrugë të mbarë. Jemi bashkuar për t’ia kthyer Mitrovicën qytetarëve”, theksoi kandidati për kryetar të Mitrovicës.
Ai falenderoj partinë AKR-së për përkrahjen.
“Faleminderit z. Pacolli dhe miqve të AKR-së për përkrahjen! Bashkë për Mitrovicën”, përfundoi Hamza.