Insajderi
Lajme

Bedri Hamza pasi votoi tha se s’është mirë të ketë telashe me rrymën: Mund të jetë shqetësuese

Insajderi
28 December 2025 - 10:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bedri Hamza pasi votoi tha se s’është mirë të ketë telashe me rrymën: Mund të jetë shqetësuese
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, hodhi votën e tij për zgjedhjet e Kuvendit të Kosovës në Shkollën “Anton Zako Çajupi” në Mitrovicë.

Ai ka ftuar qytetarët të dalin e të votojnë.

“Bashkë me familjen e shfrytëzuam të drejtën për të votuar, ftoj qytetarët të votojnë sipas bindjes së lirë, vullnetit të tyre. Shpresoj të jetë ditë e qetë, ditë e mirë, qytetarët të votojnë në mënyrë demokratike. Pres që gjithçka të shkojë mbarë. Deri tash nuk kam ndonjë informacion për ndonjë problem. Uroj të mos ketë”, tha Hamza.

Hamza tha se nuk është mirë të ketë telashe me rrymën.

“Nuk është mirë me ndodhë, mund të jetë shqetësuese, por nuk po du me paragjyku për rrymën”, tha Hamza.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark