Insajderi
Zgjedhjet 2026

Bedri Hamza: Qytetarët do t’i japin fund krizës politike me votën e tyre, ndryshimi është afër

Insajderi
29 May 2026 - 13:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bedri Hamza: Qytetarët do t’i japin fund krizës politike me votën e tyre, ndryshimi është afër
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, njëherësh kandidat për kryeministër, ka postuar një video nga takimet e tij me qytetarë nëpër shtëpitë dhe familjet kosovare.

Hamza ka thënë se qytetarët do t’i japin fund krizës politike dhe ta sjellin ndryshimin me votën e tyre në zgjedhjet e 7 qershorit.

“Ndryshimi është afër.”, ka thënë ai.

Ky është postimi i plotë i Kandidatit të PDK-së për Kryeministër:

“Shtëpi më shtëpi, familje më familje, me qytetarë që duan t’i japin fund krizës politike dhe ta sjellin ndryshimin me votën e tyre në zgjedhjet e 7 qershorit. Në mesin e tyre nuk jam vetëm si kandidat për kryeministër, por edhe si mik e dashamir i tyre. Mikpritja dhe besimi që po marr janë motivi më i madh për të vazhduar punën për një Kosovë më të mirë për të gjithë. Ndryshimi është afër.

PDK125 #StopKrizes”, ka shkruar Hamza.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark