Kandidati nga Partia Demokratike e Kosovës për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, ka premtuar se do të punojë për t’iu siguruar rinisë mitrovicase një jetë më të mirë.
Hamza ka thënë se komuna në drejtimin e tij do të jetë përkrahja më e madhë për realizimin e ëndrrave që të rinjët kanë.
Ai ka ftuar të gjithë që të votojnë numrin 177 për të ardhmen e Mitrovicës.
Postimi i plotë:
Ne punojmë për gjeneratat e reja, angazhohemi që t’ua sigurojmë atyre një jetë më të mirë. Ua kemi borxh të angazhohemi për t’i përmbushur nevojat e tyre. Kështu ka qenë gjithmonë, brez pas brezi, deri në ditët e sotme.
Të rinjve u premtoj se Komuna e Mitrovicës do të jetë mbështetësja më e madhe e tyre për realizimin e ëndrrave që kanë.
Votoni numrin 177. Votoni për të ardhmen e Mitrovicës.