×
  • Lajme
  • Insajderi

    Bedri Maçastena e shpall zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Lëvizjes Vetvendosje, dega Besianë

    Insajderi
    15 August 2022 - 13:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në fillim të këtij muaji, Gazeta Insajderi raportoi se Bedri Maçastena do të kandidojë për Kryetar të Lëvizjes Vetvendosje, dega Podujevë. Ishte vet Maçastena ai që e kishte konfirmuar lajmin.

    Ndërsa, ditën e sotme, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Maçastena e shpalli zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Lëvizjes Vetvendosje në Besianë, duke bërë me dije se do të kandidojë duke respektuar të drejtën statutore.

    “Ju njoftoj qe kam shpreh vullnetin dhe vendosmërinë të aplikojë pranë KZP-së për të qenë kandidat në garë për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Qendra Besianë” – shkroi ndër tjerash Maçastena.

    Njoftimi i plotë:

    Të dashur miq, të nderuar anëtar të Lëvizjes Vetëvendosje! Qendra Besianë

    Ju njoftoj qe kam shpreh vullnetin dhe vendosmërinë të aplikojë pranë KZP-së për të qenë kandidat në garë për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Qendra Besianë.

    Kandidatura ime do të bëhet duke respektuar të drejtën statutore. Sipas këtij statuti, çdo aktivist i një Qendre të Lëvizjes, mund të aplikoj. Pra si gjithnjë, secili që i plotëson kriteret në përputhje me statutin dhe rregulloren e zgjedhjeve të brendshme ka të drejtë të kandidoj.

    Nëse këto fjalë do të kthehen në pozicion, atëherë do të jem i gatshëm të marrë përgjegjësi.

    Bashkë më qindra aktivist të Podujevës, do të mund të sjellim demokracinë e brendshme, duke shpërfaqur tutje edhe jashtë.

    Bashkë më shumë aktivist, do të ndërtojmë ura të pathyeshme të ecurive të mbara të punës dhe do t’i thyejmë muret e barrierave ndarëse.

    Bashkarisht do të bëjmë punë të mëdha, gjithnjë duke mos harruar prej nga vijmë e duke ditur qartë se ku do të mbërrijmë.
    Me njëri tjetrin do t’i japim Lëvizjes në Podujevë dëshminë e një aktivizimi të sinqertë dhe plotë dinjitet.

    Pra, me të gjithë ju bashkë, do të jemi në shërbim të Lëvizjes gjithnjë e çdoherë.
    Jam ithtarë i demokracisë, i demokracisë që Levizja e kultivon në vazhdimësi, ku në qendër të sajë është gara politike dhe liria e ideve dhe veprimit konform rregullave te përcaktuara. Ne frymën e kësaj, inkurajoj edhe kandidat të tjerë që të bëhen pjesë e këtij procesi në mënyrë që qendrën tonë ta pasurojmë akoma më shum me ide dhe programe konkrete politike.
    Si gjithëher, Lëvizja do të mbetet e hapur dhe strehë për secilin antarë të ri i cili dëshiron të rreshtohet pranë lëvizjes dhe programit te sajë politik për mirqenje të gjithmbarshme të qytetarëve të komunës tonë.

    Me respekt Bedri Maqastena.

    Nga informacionet që ka pranuar Gazeta Insajderi për shkak të pakënaqësive, shumica nga aktivistët janë kundër kryetarit aktual, Shpejtim Bulliqit.

    /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark