Pas incidentit që ndodhi mbrëmë në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë në festivalin e birrës ‘Beerfest Kosova’, Komuna e Prishtinës ka anuluar dy ditët e mbetura të këtij festivali.
Megjithatë, BeerFest do të vazhdojë edicionin e tij të gjashtë sërish gjatë këtij viti pasi organizatorët kanë njoftuar për këtë vendim, raporton Insajderi.
“Me vendim të kryetarit të Komunës së Prishtinës me keqardhje ju njoftojmë se ‘Beerfest Kosova 6’ anulohet në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë dhe pritet të dislokohet në një lokacion tjetër në një të ardhme të afërt”, thonë organizatorët.
“Për kohën dhe lokacionin e ri do t’ju njoftojmë pas disa ditësh, kur të kryhen konsultimet me Komunën dhe kompanitë pjesëmarrëse”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com