Icardi humbi penallti në minutën e 78-të, por e kompenzoi dështimin vetëm tre minuta më pas.
Rasmus Hojlund shënoi të dy golat për Unitedin. Fillimisht shënoi në minutën e 17-të e më pas në minutën e 67-të.
Për Galatasarayn fillimisht realizoi Ëilfried Zaha në minutën e 23-të, për 1:1. Për 2:2 shënoi Kerem Akturkoglu në minutën e 71-të.
Casemiro shkaktoi penalltinë në minutën e 77-të dhe u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë. Penalltia erdhi pas një tjetër gabimi të rëndë të portierit të Unitedit, që mbetet pa pikë në grupin A të Championsit. Galatasaray është i dyti me katër pikë.