Uellsi mposht Kroacinë dhe merr pozitën e dytë në grup.
Uellsi ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Kroacisë, duke e bërë edhe më interesante garën për kualifikim në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Cardiff City Stadium” përfundoi me rezultatin 2:1.
Harry Wilson (47’, 60’) i shënoi të dy golat e fitores për uellsianët.
Ndërkaq, golin e vetëm për kroatët e shënoi Mario Pasalic (75’).
Uellsi pas kësaj fitore ka 10 pikë dhe tani është në pozitën e dytë në Grupin D.
Kroacia ka po aq pikë, por tani renditet e treta.