×
  • Showbiz
  • Show

    Befason aktorja e njohur: Kam pajtuar katër familje në gjakmarrje

    Insajderi
    15 June 2023 - 15:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rudina Dembacaj ka zbuluar se kur ishte 16 vjeç ka pajtuar nga gjakmarrja katër familje.

    Pjesë nga rrëfimi:

    Unë kam qenë shumë natyrë diplomate. Asokohe babi im fliste shumë për Kanunin, nuk ma dha ta lexoja në mënyrë shabllone por ma interpretoj dhe unë kam qenë shumë e interesuar të di çdo gjë për origjinën time që është Kelmendi, për ligjet e Kanunit, se cilat ishin të drejta sipas tim ati e se cilat jo. Im atë ishte një diplomat nga Malësia, nuk më kufizoi asnjëherë të isha vetja as mua as motrën time. Një porosi e tij ishte: mos e rrej veten kurrë”.

    Rudina Dembacaj

    “Duke qenë kaq e përfshirë, me origjinën time, unë kisha marrë një lloj frymëzimi që këto familje që ishin në gjak duhet të pajtoheshin. Unë i mbaj mend shumë pak si emra, madje motra më ka detyruar të gjej dokumenta nga ajo kohë, se unë nuk i kam të dokumentuara, e dua ti gjej”,  ka thënë Rudina.

    Më tej ajo ka treguar se ka dëshirë ti takojë këto familje.

    ”Unë e kam ndjerë asaj kohe, e jam shumë krenare për këtë pjesë të jetës pavarësisht se nuk më ka rastisur të flas. Dua ti takoj, jam shumë kurioze të di si ka vazhduar jeta e tyre”, ka shtuar ajo.

    Rudina Dembacaj

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark