Sulmuesi i Belgjikës Romelu Lukaku këtë Euro 2020 është ndër golashënuesit më të mirë, dhe legjenda e Manchester United Rio Ferdinand ka treguar që vetëm mbrojtësi Virgil Van Dijk mund ta ndalojë atë.
Ferdinand tregoi që mbrojtësi i Liverpoolit Virgil Van Dijk është mbrojtësi i vetëm në Evropë që mund të ballafaqohet me sulmuesin Romelu Lukaku, për shkak të fizikut dhe shpejtësisë që posedon ai.
Sulmuesi belg është duke kaluar nëpër një formë të mirë këtë Euro 2020, ku është sulmuesi i dytë më i mirë në këtë Kampionat Evropian, me tre gola të shënuar brenda tre ndeshjeve.
“Në minutën që mbrojtësi bie në kontakt me të, e ndien forcën dhe shpejtësinë që e ka Lukaku. Ai di të pozicionohet, dhe nuk e njoh ndonjë mbrojtës përveç Van Dijk që fizikisht, mund ta përballojnë atë”, tha Ferdinand për “Match of the Day”.
Van Dijk nuk do të luaj këtë Kampionat Evropian Euro 2020, për shkak të lëndimit të ligamenteve, lëndim ky që e mbajti tërë sezonin 2020/21 jashtë fushave të blerta, duke e konfirmuar edhe vetë mbrojtësi holandez, që këtë Euro 2020 nuk do të paraqitet me Holandën.