×
  • Sport
  • Sport

    Befason ish-mesfushori i njohur: Me ardhjen e Ronaldo-s, u detyruam të mos e bënim atë lëvizje

    Insajderi
    14 May 2023 - 11:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-mesfushori i Real Madridit, Royston Drenthe zbuloi se ata u detyruan të ndalonin kopjimin e Kristiano Ronaldos gjatë stërvitjes së goditjeve të lira, kur superylli portugez u transferua te “Los Blancos” në vitin 2009.

    Drente kaloi pesë vjet në klubin e Madridit midis 2008 dhe 2012. Ndërsa ai shpesh kalonte periudha huazimi larg klubit, Drente ishte në ekip kur Ronaldo u transferua në 2009 për një shumë rekord nga Man. United. Drente për “The Sun” foli për ardhjen e Ronaldos.

    “Ne fituam kampionatin në sezonin tim të parë në Madrid, dhe unë arrita të luaja një rol të madh edhe në ekipin e parë. Pastaj, në fund të sezonit të ardhshëm, ne patëm verën e ardhjeve të mëdha, me Karim Benzema, Xabi Alonso, Kaka dhe, natyrisht, Cristiano Ronaldo. Do të gënjeja nëse do të thoja se nuk ishim të emocionuar nga kjo, por në të njëjtën kohë, ne ishim vetë lojtarë të Real Madridit.

    Ishim profesionistë, ishim tashmë një ekip i fortë. Megjithatë, ishte mirë që ata iu shtuan ekipit. Është qesharake, në fakt… përpara se të vinte Ronaldo, përpara se të dinim se ajo marrëveshje do të ndodhte, shumë shpesh pas stërvitjes isha unë, Aryen Roben, Uesli Snaijder dhe disa nga djemtë e tjerë, të gjithë duke ushtruar goditjet e dënimit.

    Ne gjithmonë pretendonim sikur ishim Ronaldo dhe kopjonim atë pozë të famshme që ai bënte përpara se të gjuante. Më pas ai u ble nga Real-i dhe ne duhej t’i ndalonim ato stërvitje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark