×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Befason moti në fundjavë, shtrëngata dhe rrebeshë shiu në këto zona

    Insajderi
    23 June 2023 - 20:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fundjava pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme .

    Sipas Shërbimit Metereologjik Ushtarak, dita e shtunë dhe e dielë nis me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës dhe pasdites.

    Vranësirat do të pasohen me reshje shiu përgjatë relieveve kodrinore-malore.

    Herë pas here do të ketë edhe rrebeshe e shtrëngata lokale shoqëruar me breshër e shkarkesa elektrike në intervale të shkurtra kohore.

    Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 7m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri 14m/s, kryesisht ditën e diel. Valëzimi në dete do te jetë i forcës 1-2 ballë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark