Mbrëmjen e djeshme Gjermania arriti të marrë një barazim me shumë vështirësi ndaj Hungarisë dhe të sigurojë kalimin më tej në Kampionatin Europian. “Panzerat” do të ndeshen në 1/8-at me Anglinë në “Wembley” në atë që quhet finale e parakohshme.
Por Neuer i pëlqen më shumë të ndeshet me Anglinë sesa me Hungarinë. Neuer shprehet se me Anglinë Gjermania do e ketë më të lehtë të shkojë te goli. Mbetet për t’u parë sa e vërtetë është.
“Është shumë e vështirë ndaj një ekipi të tillë, veçanërisht kur ne dizavantazh. Është shumë mirë ndaj Portugalisë dhe Francës sepse ata shtrihen gjatë në fushë. Hungaria u mbrojt shumë mirë.
Ndaj Anglisë do të jetë një ndeshje shumë më ndryshe. Është më e lehtë për ne të luajmë me skuadra më të mira. Kemi besim te vetja jonë edhe pas 2-2 ndaj Hungarisë. Në “Wembley” do të japim më të mirën tonë”, u shpreh Neuer.