Edicioni i dytë i Big Brother VIP Kosova ka mbaruar që disa muaj.
Fitues në këtë vit u shpall ish-futbollisti nga Vitia, Lumbardh Salihu, duke lënë në vend të dytë Blerandon.
Megjithëse secili po vazhdon me angazhimet e tyre, ata duket se akoma shoqërohen me njëri-tjetrin.
Ka qenë së fundmi humoristi Gani Gërmia që ka sjellë një imazh me disa nga yjet.
Ai shfaqet në një ndejë së bashku me Brikenda Karricajn, Besart Zenelin dhe Edona James.
Të njëjtit shihet se janë argëtuar tejet shumë bashkë, pavarësisht që disa prej tyre nuk flasin me njëri-tjetrin.
Disa nga konkurrentët që kanë spikatur këtë vit ishin: Edona James, Gani Gërmia, Blero, Linda Halimi e Blerando./Telegrafi