Benet Tolaj, i cili njihet edhe si trajneri i VIP-ve, i ka dhënë fund beqarisë dhe është martuar me vajzën nga Prizreni, Era Gashi, ndersa dasma e tyre ka marrë vëmendje, pasi, u zhvillua në formë tradicionale.
Nusja u mor me disa vetura, ashtu siç ka qenë dikur zakon në Kosovë, më pas çifti, shkuan në restorant dhe bashkë me njerëzit e afërt, festuan dhe u argëtuan nga këngëtari Butrint Rashiti.
Dasma e çiftit ka ‘dhezë’ më së shumti në Tik Tok, pasi, një nga videot u pa mbi 21 milionë herë.
Në ceremoninë e martesës së Benetit dhe Erës kanë marrë pjesë edhe disa prej fytyrave publike siç janë Rina Balaj, Rudina Balaj dhe Njomza e ‘Copule RN’, të cilat janë kliente të Bentit.