×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bëhet ngritja solemne e flamurit

    Insajderi
    17 February 2024 - 09:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në 16-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë para objektit të Qeverisë së Kosovës është bërë ngritja solemne e flamurit të Republikës së Kosovës

    Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë Presidentja Vjosa Osmani, Kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe Kryeministri Albin Kurti.

    Paraprakisht u mbajtë mbledhja festive e Qeverisë, ku Kurti tha se Kosova ishte, është dhe do të jetë shtëpi e të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim.

    “Ashtu sikurse ditën kur u shpall, 16 vite më parë, ashtu edhe sot si dhe cdo ditë më tej, Republika e Kosovës ishte, është dhe do të jetë shtëpi e të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim. Andaj sot festojmë e urojmë e përgëzojmë jo vetëm shqiptarët, por edhe komunitetet joshumicë në Republikën tonë, serbët, boshnjakët, turqit, romët, ashkalinjtë, egjiptianët, goranët, por edhe malazëzët, kroatët etj”, deklaroi Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark