×
  • Sport
  • Sport

    Bëhet virale videoja e reagimit të Sergio Agueros pasi Lionel Messi fitoi Kupën e Amerikës me Inter Miami-n

    Insajderi
    21 August 2023 - 15:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një video që po qarkullon në rrjetet sociale shfaq gëzimin e Sergio Agueros pasi Lionel Messi fitoi Kupën e Amerikës me Inter Miami.

    Bashkatdhetarët luajtën së bashku për disa vite për kombëtaren e Argjentinës dhe fituan së bashku Kupën e Amerikës në vitin 2021.

    Legjenda e Manchester Cityt, Aguero u detyrua të tërhiqej nga futbolli më vonë atë vit për shkak të problemeve shëndetësore, vetëm gjashtë muaj pasi iu bashkua skuadrës së fëmijërisë së Messit, Barcelona.

    Ata kurrë nuk arritën të luanin së bashku në nivel klubi dhe Messi tani luan jashtë Evropës për skuadrën e MLS, Inter Miami.

    Një video e ripostuar në rrjetet sociale nga një tifoz shfaq ish-bashkëlojtarin e Messit, Aguero, duke reaguar ndaj fitores.

    Ai festoi kur u ekzekutua penalltia e fundit, duke treguar miqësinë që kanë dyshja.

    Messi tani ka fituar 44 trofe të mëdha në karrierën e tij të bujshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark