×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bëhet zyrtarisht horë deputetja Matoshi, poston statusin qe ia shkroi Dejona Mihali

    Insajderi
    29 February 2024 - 21:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e VV-së, Adriana Matoshi, ka shpërndarë statusin të cilin ia ka shkruar pjesëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mijali.

    Ky shkrim që Mihali e bëri gati për Matoshin, u publikua në media. Mihali në mesazhet e publikuara shihej se i ia përgatit deputetes disa fjali për ta sulmuar një analist kosovar që ishte tallur me të.

    Ndërkohë deputetja Matoshi pas bujës së madhe që mori ky komunikim, e ka shpërndarë të plotë statusin e shkruar nga Dejona Mihali.

    “Meqë i paska mbetë pikë disave me zoom in, zoom out, ja teksti i statusit: Ish-Zv. ministri i PDK-së, njohësi i thellë i fushës së shpronësimeve në Hade, tash pronar portali “Periskopi”, ka kohë që në mënyrën më të ultë merret me mua. E kuptoj që është në opozitë dhe fondet nuk i ka më siç i kishte, por e inkurajoj për durim e vetëpërmbajtje. I bën mirë edhe për shëndetin”, ka shkruar Matoshi. 

    Për Mihajlin vitin e kaluar, deputeti Haki Abazi kishte deklaruar se “kontrollon grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje”, madje sipas Abazit “ajo i shkruan dhe statuset e disa prej deputetëve të pushtetit”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark