×
  • Lajme
  • Insajderi

    Behgjet Pacolli propozon zgjidhjen e problemit në veri të Mitrovicës

    Insajderi
    02 January 2023 - 14:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Duke folur për situatën në veri, lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli thotë se ka gjetur një zgjidhje.

    Pacolli ka deklaruar se më tepër i beson zgjidhjes ekonomike sesa politike për veriun.

    Ai ka thënë se ka vite që punon për një projekt të tillë dhe ka ardhur në përfundim se duhet biseduar me palën serbe që edhe ata nga Novi Pazari deri ne Rashkë me aq territor sa ka veriu i Kosovës të hyjnë si aksionar, dhe Kosova të hyj me veriun e Kosovës për krijimin e një zone speciale të lirë ekonomike.

    Në një intervistë për Indeksonline, Pacolli thotë se kjo zonë do t’i kishte kufijtë e vet dhe do të administrohej nga një etnitet i tretë dhe aty do të krijoheshin kushte marramendëse të mira për investitorët.

    Për këtë propozim thotë se ka biseduar edhe me ndërkombëtarët dhe tani, Escobar, sipas tij, po flet për zonë të lire ekonomike në takimet tij.

    Kreu i AKR-së në këtë intervistë ka thënë se me shumë krenari është duke i mbështetur ekipet mbrojtëse të krerëve të UÇK-së në Hagë.

    Poashtu ai ka folur edhe për presidenten Vjosa Osmani, e cila, sipas tij, i është hakmarrë për një çështje, e cila sipas Pacollit, është aq banale dhe primitive, vetëm pse nuk është bashkëmendimtar i saj.

    Pacolli ka thënë se e ka ndihmuar të bëhet presidente, madje është kthyer në Prishtinë me shpenzime marramendëse vetëm për ta votuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark