Insajderi
Lajme

Behrami i PDK’së: Kurti po udhëhiqet nga doktrina serbe, protestat të pashmangshme

Insajderi
06 August 2026 - 15:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Behrami i PDK’së: Kurti po udhëhiqet nga doktrina serbe, protestat të pashmangshme
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, pasi që ky i fundit kërkoi kohë lidhur me emrin për kryetar të Kuvendit, duke shpresuar në arritjen e një marrëveshjeje politike me LDK’në.

Behrami me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka pretenduar se Kurti udhëhiqet nga, siç u shpreh ai, doktrinat serbe. Behrami e ka quajtur Kurtin “okupues të institucioneve”, shkruan Insajderi.

Më pas, ai ka thënë se protestat do të bëhen të pashmangshme.

“I udhëhequr nga doktrina serbe, i kapluar nga frika e humbësit, Albin Kurti, Kosovën e ka shndërruar në “Banana Republic”! Durimi po soset. Protestat do të bëhen veprime të pashmangshme me këtë okupues të institucioneve”, ka deklaruar Behrami. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark