Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis po studion alternativat në rast se vendos të shkarkojë trajnerit Rudi Garcia, të cilit i kanë munguar rezultatet në këtë fillim sezoni.
Mes disa emrave që janë përfolur më së shumti është edhe ai i Igor Tudor, kroatit që është i lirë pas impenjimit të fundit me Marseillen.
Një nga ata që do ta donta ta shihte Tudor në krye të Napolit është Valon Behrami. Ish-mesfushori me origjinë shqiptare që ka luajtur edhe me Napolin, theksoi se Tudor është trajneri me personalitetin e duhur për axurrët.
“Tudor nuk ka frikë nga asgjë dhe mendoj se ka personalitetin e duhur për Napolin.
Do të ishte një sfidë e cila do t’i përshtatej shumë mirë. Tudor është nga ata që i sheh të gjithë në sy, ka shumë pretendime në llidhje me aspektin fizik.
Ngjason pak me Gasperinin apo Juric. Stërvitjet e Tudor janë me ritëm të lartë, me intensitet, por punohet shumë edhe me topin”, u shpreh Behrami.
Kujtojmë se Behrami është stërvitur nën urdhrat e Igor Tudor kur aktivizohej me Udinesen nga viti 2018 deri në vitin 2019.